Tifozët kundër Ramos, ky i fundit i përgjigjet me krenari…

Sport

sergio zidane
Pavarësisht fitores, Sergio Ramos vazhdoi të ishte në qendër të kritikave edhe këtë fundjavë. Në suksesin e vështirë 2-0 ndaj Valladolidit, kapiteni i Realit të Madridit u vërshëllye vazhdimisht nga tifozët e Los Blancos, kjo për shkak të performancave të tij të dobëta në klasiken me Barcelonën. Tifozët e fajësojnë për qasjet e dobëta në markimet direkte me Luis Suarez, autor i një triplete në atë ndeshje ku Reali u turpërua 5-1. Edhe fundjava që lam pas nuk është se ishte e lehtë. në fakt përballja me Valladolidin ishte tejet e vështirë. Për të fituar skuadrës së Santiago Solarit iu deshtën vetëm 10 minutat e fundit pas aktivizimit të Vinicius Junior.

ramos1

Braziliani vajti në rrjetë, dhe po ashtu 5 minuta më pas shënoi edhe Ramos, por goli i këtij të fundit nuk i zbehu aspak kritikat e vazhdueshme që vijnë nga ultrasit. Vërshëllimat vazhduan ndaj tij, dhe pas takimit ai u pyet rreth kësaj situate. Ramos tha me krenari se si kapiten i skuadrës e ndjente detyrën për ta rikthyer grupin drejt sukseseve. Ai tha se presioni nga tifozët është i mirëkuptueshëm dhe se situata që ka skuadra duhet kalaur falë ndihmës së lojtarëve me më shumë përvojë që ka grupi. Në sezonin e tij të 14 te Los Blancos, 32-vjecari përmendi rekordet e thyera si mbrojtës dhe theksoi se “nëse do të arrihen fitore të tjera në vazhdimësi atëherë vetëbesimi do t’u rikthehet jo vetëm lojtarëve por edhe tifozëve”. Kështu thotë Ramos, por kjo nga tifozët pritet të shihet që në ndeshjen e radhës në Champions League, kundër Viktoria Plzen.