Harry Kane paralajmëron Interin përpara çerekfinales së UEFA Champions League

Sport

Harry Kane paralajmëron Interin përpara çerekfinales së UEFA Champions League ndaj Bayern Munich. Të dyja skuadrat do të përballen me njëra tjetrën për një vend në gjysmëfinale të kompeticonit dhe sulmuesi anglez, për mikrofonët, ka folur për objektivin e ekipit bavarez.

“Jemi në çerekfinale, aty ku Bayerni duhet të jetë. Interi? San Siro është një stadium i vështirë për të luajtur, por ne mund të shkaktojmë telashe për çdo skuadër. Do t’i qasemi kësaj ndeshjeje, ashtu siç kemi bërë në çdo takim tjetër, duke u përgatitur mirë dhe duke gjetur gabime të kundërshtarit, në mënyrë që të shpërthejmë. Bayern është gjithmonë mes favoritëve për të fituar dhe besoj se e kemi treguar se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”, ka thënë ndër të tjera sulmluesi i qendrës.

Harry Kane, është lojtari i parë anglez në histori që shënon 10 gola brenda një sezoni në Champions League dhe këtë gjë e ka bërë përgjatë këtij edicioni me fanellën e Bayernit. Interi dhe Bayerni do të dyja skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën, për herë të parë që nga viti 2022, atëherë kur në fazën e grupeve, ekipi gjerman diltet triumfues në të dyja përballjet rezultatin 2-0.

Sa i përket këtij sezoni, ndeshja e parë do të luhet në Allianz Arena në 8 Prill, kurse ajo e kthimit në San Siro, në 16 Prill.