Arsenali pret biletën në çerekfinale të UEFA Champions League. Në 1/8-tat, Gunners, fituan me rezultatin e përgjithshëm 9-3 ndaj PSV. Pas triumfit 7-1 në Hollandë, ndeshja e kthimit në Emirates Stadium është mbyllur me shifrat 2-2.
Në 8 më të mirat e Champions, Arsenali do të luajë ndaj kampionëve në fuqi të kompeticionit, Real Madrid, më takimin e parë që do të zhvillohet në tokën angleze në 8 Prill, kurse ai i kthimit do të luhet në 16 Prill në Santiago Bernabeu.
Më tej, në çerekfinale është kualiflikuar gjithashtu edhe Borussia Dortmund, që në tranfertë, mposhti skuadrën e Lille, me shifrat 2-1. Ndonëse barazuan 1-1 në shtëpi një javë më parë, verdhezinjtë arritën të siguronin rezultat pozitiv në Francë dhe të siguronin biletën drejt turit tjtetër. Mirëpo, çerekfinalja, do të jetë një test i vështirësisë maksimale për skuadrën e drejtuar nga Niko Kovaç, sepse përballë do të jetë Barcelona.
Dueli i parë do të luhet në Katalonjë në 9 Prill, kurse ai i kthimit në 15 Prill në Gjermani.
Mes 8 më të mirat e Europës është kualifikuar edhe Aston Villa, që në 1/8-tat, mposhti Club Brugge me shifrat e përgjithshme 6-1. Pasi korrën suksesin 3-1 në Belgjikë, në Villa Park, të besuarit e Unai Emery fituan 3-0, duke shkuar kësisoj në çerekfinale, për herë të parë që prej vitit 1982, atëherë kur shkruan historinë, duke fituar edhe titullin e Champions League.
Në çerekfinale, Aston Villa do të luajë ndaj PSG, në datat 9 dhe 15 Prill.