Özgü Kaya, e cila për 3 sezone interpretoi në rolin e protagonistes në serialin ‘Tri motrat’, po përjeton një karrierë mjaft të suksesshme. Aktorja e cila i dha jetë personazhit të paharrueshëm të Tyrkanit pas një procesi intensiv gjatë xhirimeve në Ayvalık, bëri një përparim të ndjeshëm rëndësishëm në karrierën e saj dhe së fundmi po shijon një bum ofertash që i drejtohen asaj. Duke folur rreth tyre, aktorja shgprehet: “Ndihem shumë e lumtur për këtë por nuk dua ta lë suksesin të më deh, megjithatë dua ta shijoj për pak kohë. Për momentin dua të rikuperoj energjinë time dhe kohën e kaluar me familjen pas pak kohësh jam gati dhe mendoj se do të ndihem e frymëzuar për një sezon tepër produktiv”. Duke folur për pushimet e saj, Kaja tregoi se zgjedhja e saj dhe familjes këtë verë ishte jashtë Turqisë. Duke u shprehur se udhëtimet janë një nga pasionet e saj më të mëdha dhe se planifikon shpesh të tilla ,Kaya konfirmoi se aktualisht nuk është në kërkim të një projekti të ri. Më tej shpjegoi se jeta e saj e dashurisë po shkon gjithashtu shumë mirë, por megjithatë tha se ndihet ende shumë e re për martesë. “Jam e fokusuar në karrierën time. Kam akoma shumë për të dhënë, ndaj martesa duhet të pres edhe pak”.