Nurgul Yesilcay, e njohur për publikun e Tring si ‘Sulltana’në serialin me po të njëjtin titull, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike në vendin e saj për shkak të postimeve të shpeshta në rrjetet sociale. Aktorja ka tërhequr vëmendjen e fansave me njërën prej deklaratave e fundit në të cilën shpreh një dëshirë që e nxjerr aktoren disi jashtë profilit të personazheve që ajo ka interpretuar deri tani: “ Nuk dua më drama në jetën time dhe as në karrierë gjithashtu! Jam lodhur duke qarë, ka ardhur koha për role argëtuese”.
Gjithashtu aktorja ka rënë në sy edhe për kilet e tepërta që ka humbur. E pyetur nga fansat për arsyen e kësaj humbjeje drastike në peshë, ajo zbuloi se në këtë rast ka të bëjë me ushqyerjen dhe me dietat e kujdeshme.“Po ju zbuloj një sekret miqtë e mi, kam qëndruar pa ngrënë katër orë para se të flija, dhe prisja të kalonin katër orë të tjera për të ngrënë pasi zgjohesha. Asnjë ëmbëlsirë apo çokollatë! E kam eliminuar sheqerin, thuajse totalisht”, ka rrëfyer aktorja në komunikimin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.