Mjekët këshillojnë këtë regjim ushqimor; Për të parandaluar Koronavirusin ajo çfarë hani është e rëndësishme

Lifestyle

Ka me patjetër një arsye se pse meshkujt preken më rëndë nga Covid-19 se sa femrat. Deri tani specialistët dhe mjekët dine vetëm se ky ndryshim ndodh si pasojë e hormoneve.
Një doktoreshë e Shkencave Mjekësore dhe kërkuese në Universitetin e Kalifornisë të San Franciskos e pohon këtë gjë por gjithashtu jep disa këshilla për të dyja gjinitë:

“Duhet të jetë një faktor hormonal që akoma s’e kemi zbuluar sepse testosteroni bën që sistemi imunitar i meshkujve të jetë i ndryshëm nga ai i femrës.
Kam shumë miq që më pyesin nëse kjo është e lidhur edhe me kromozonin X.

Dhe po, mendoj se ka të bëjë edhe me kromozonin X. Por për momentin ne dimë që ky dallim është vetëm hormonal”- tha doktoresha
Ajo rekomandoi dhe dietën ushqimore që duhet të ndiqet nga të gjithë personat gjatë kësaj periudhe për të qenë më të mbrojtur nga SarsCov2.

“Ajo që duhet të bëjmë gjatë kësaj kohe është që të minimizojmë sheqernat dhe kur them sheqernat edhe frutat. Nuk duhet të hamë më shumë se 2-3 fruta në ditë dhe sa më shumë zarzavate dhe perime dhe bukë të zezë. Duhet që konsumimi i sheqernave të jetë sa më i pakët që të ulet inflamacioni në trup. Pini sa më shumë çajra.

Ne vitaminën C mund ta marrim nga çajrat e sidomos nga ai i trëndafilit të egër që ka shumë Vitaminë C. Dieta është e vetmi trajtim që kemi ne në dorë sepse ende nuk e dimë nëse ilaçet na bëjnë efekt apo jo”