Trahana me mish të thatë

Video

trahanana

80 gr trahana
50 gr gjalp
30 gr vaj ulliri
50 gr mish i thatë
500 ml ujë
Kripë

Thërmojmë bukën. Hedhim trahananë në ujë dhe e përziejmë me kujdes derisa të marri valë, shtojmë kripë dhe e lemë të ziejë disa minuta. E hedhim lëngun te buka dhe e përziejmë. Në tigan hedhim gjalpin dhe vajin, shtojmë mishin e tymosur dhe e skuqim derisa të bëhet krokante, shtojmë spec të kuq të bluar dhe e hedhim menjëherë mbi bukë. Sipas dëshirës shtojmë djathë ose erëza.