500 gr qershi
500 ml pana
100 ml qumësht i kondesuar
100 gr sheqer
50 ml konjak
200 gr biskota savoiardi
1 vanilje
Qershitë e pastruara i mbulojmë me sheqer dhe i lëmë 20 min. Rrahim panën me qumështin dhe vaniljen. Kullojmë qershitë dhe te lëngu I tyre hedhim konjakun. Shtrojmë në tavë plastmas kuzhine, lyejmë biskotat në lëngun e qershive dhe i shtrojmë në tavë, hedhim krem dhe qershi, vendosim përsëri biskota, krem dhe qershi. Ruajmë pak krem për në fund. E lëmë në frigorifer për 3-4 orë, e kthejmë në një pjatë dhe me kremin e mbetur e lyejmë të gjithë tortën. E zbukurojmë me qershi dhe gjethe mente.