Supë me hithra

Video

supemehithra
1 tufë hithra
2 qepë të njoma
1 hudhër e njomë
2 patate
1 tufë nenexhik
200 ml filxhan qumësht
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri
500 ml Ujë

Kalojmë në ujë të nxehtë hithrat. Presim barishtet, në vaj ulliri kaurdisim qepët e prera, hudhrën dhe patatet, shtojmë kripë dhe piper. Pasi ka zier supa, shtojmë hithrat, qumështin, nenexhikun dhe i kalojmë në blender. E servirim me kokrra piperi të kuq, gjethe nenexhiku dhe pak vaj ulliri.