Spinaq me kërpudha

Video

SPIANQI

½ spinaq
300 gr kërpudha
1 qepë
100 gr pançetë
500 ml beshamel
100 gr djathë kaçkavall
Kripë
Piper
Gjalpë

Presim kërpudhat, grijmë spinaqin, pançetën dhe qepën hollë. Skuqim në tigan ku kemi hedhur 1 lugë gjalpë, qepën dhe pançetën derisa të zverdhet qepa dhe pancetta të bëhet krokante.Shtojmë kërpudhat, kripë dhe piper. Hedhim spinaqin me kujdes derisa të ulet vëllimi i tij. Shtrojmë pak beshamel në tavë, hedhim të gjithë masën e tiganit, shtrojmë beshamel sipër dhe djathë të grirë. E pjekim për 20 min në 180 gradë.