Përbërësit
½ kg sardele
100 gr galetë
1 lugë e vogël me rigon
1 lugë e vogël me spec të kuq pikant
1 degë rozmarinë
Lëkurë limoni
Kripë
Piper
Vaj ulliri
Përgatitja
Pastrojmë sardelet dhe i lëmë të kullojnë. Hedhim te galeta : kripën, piperin, specin e kuq djegës, rigonin dhe lëkurën e limonit. Hedhim ½ e masës së galetës te sardelet dhe i përziejmë që të lyhen të gjitha. Tavën e lyejmë me vaj ulliri dhe hedhim galetë, shtrojmë me kujdes sardelet dhe i hedhim përsëri galetë dhe vaj ulliri. I vendosim sipër një degë rozmarinë. I pjekim në furrë për 20 min me 180 ° C.