Role pule me patate

Video

 

rolepule

2 fileto
5 patate
2 hudhra
3 degë trumzë
4 feta proshutë
2 copa djathë
100 ml verë
Kripë
piper I kuq
vaj ulliri

I hapim filetot si libër dhe i rrahim me shtypëse mishi , i hedhim kripë, piper, shtrojmë proshutën dhe djathin. E rrotullojmë role dhe e lidhim. Në tigan hedhim vaj ulliri, trumzë dhe rolenë, e skuqim mirë nga të gjitha anët. Në tenxhere ziejmë në ujë me kripë patatet për 5 min. I shtrojmë në tavë të gjitha dhe i pjekim për 40 min në 180.