Role me kanellë

Video

rolemekaakn
450 gr miell
50 gr sheqer
80 gr gjalp
1 vezë
7 gr maja birre
200 ml qumësht
4 gr kripë

100 gr sheqer
50 gr gjalp
15 gr kanellë

Tretim majanë dhe sheqerin në qumësht. Shtojmë vezën dhe gjalpin e tretur, I përziejmë mirë. Shtojmë miellin, kripën, e punojmë brumin dhe e lëmë të pushojë 1 orë, derisa masa të dyfishohet. E hapim në formë drejtkëndeshi dhe pregatisim mbushjen. Në tas hedhim sheqer, kanellë dhe gjalpin dhe I përziejmë shumë mirë. Me masën e pregatitur lyejmë të gjithë petën , e mbledhim role dhe e presim me trashësi 2 cm . I vendosim në tavë dhe i pjekim në furrë për 25 min me 180 oC. Sipas dëshirës I hedhim sheqer pluhur ose krem.