5 domate
3 kunguj
3 patëllxhanë
3 patate
2 speca të kuq
2 speca jeshile
1 hudhër
50 ml vaj ulliri
Kripë
Piper
Nenexhik
Pastrojmë domatet nga lëkura dhe I presim në kubikë, presim hudhrën. Hedhim në tigan vaj ulliri , hudhrën dhe domatet, shtojmë kripë, piper dhe nenexhik, I lëmë të ziejnë për disa minuta. Presim në feta perimet, shtrojmë salcën në tavë dhe rreshtojmë perimet, I hedhim vaj ulliri,kripë dhe piper. E pjekim nê 180 gradë për 40 minuta.