½ pule
1 qepë
500 gr oriz
1 lt lëng pule
50 gr domate
50 gr gjalpë
Kripë
Piper
Ziejmë pulën me ujë dhe kripë. Qepën e skuqim lehtë me gjalpin, hedhim kripë, piper dhe orizin. Pasi e skuqim për disa minuta shtojmë domaten e grirë. Hedhim në tavë orizin, mishin dhe lëngun e pulës. E pjekim në furrë të ngrohur me 180 oC për 30 minuta. E shërbejmë me majdanoz të grirë sipër.