Pite me spinaq

Video

pitemespinaq

Brumi:

300 gr miell

1 vezë

50 ml vaj ulliri

200 ml kos

10 gr sodë

Kripë piper

Mbushja :

300 gr spinaq

100 gr djathë kaçkavall

3 qepë të njoma

1 tufë nenexhik

Te mielli hedhim, kosin, vajin, vezën, sodën dhe kripën, punojmë brumin dhe e lëmë mënjanë. Presim spinaqin, qepët dhe nenexhikun. I shtypim me kripë, hedhim djathin dhe vezën. Hapim petën e mbushim dhe e palosim në tre pjesë. I vendosim në tavë dhe e pjekim në furrë për 30 min në 200 gradë.