Petulla me kos dhe hudhër

Video

Petulla me kos dhe hudhër
250 gr miell
250 gr kos
1 vezë
½ lugë sodë
Nenexhik
Kripë

Salca: 300 gr kos , 1 hudhër, gjethe nenexhiku
Në tas rrahim vezën me kosin, kripën dhe nenexhikun. Shtojmë miellin dhe sodën e bukës me site, formojmë brumin e petullave. Në tigan hedhim 200 ml vaj dhe sapo të nxehet hedhim petullat me lugë. I skuqim petullat nga të dyja anët dhe I vendosim në tas me letër kuzhine që të thithi yndyrën e tepërt. Presim shumë imët hudhrën dhe e hedhim te kosi, shtojmë disa gjethe nenexhiku dhe I përziejmë me kujdes derisa të bëhet salcë. Shërbejmë petullat e ngrohta me pak salcë sipër sipas dëshirës.