Mish qengji me kumbulla shahine

Video

MISHQENGJI

500 gr mish qengji
300 gr kumbulla shahine
500 gr qepë të njoma
1 tufë nenexhik
1 tufë kopër
150 ml verë e bardhë
50 gr oriz
Kripë, piper

Presim qepët, nenexhikun dhe kopër. Skuqim mishin në vaj ulliri me kripë dhe piper. E shuajmë me verë, shtojmë qepët, nenexhikun, koper, kumbullat dhe orizin. E hedhim në tavë, shtojmë 200 ml ujë, e mbulojmë me letër alumini dhe e pjekim për 60 min në 180 gradë.