Makarona flutur me spinaq dhe kërpudhë

Video

makaondkf

Perberesit:

250 gr makarona flutur
2 thelpinj hudhër
200 ml pana
200 gr spinaq
100 gr kërpudha
50 gr djathë parmixhan
Gjalpë
Kripë, piper
Arrë moskat

Përgatitja:

Ndërsa kemi vënë makaronat për të zier, përgatisim salcën.
Pastrojmë dhe presim hudhrën në copa të vogla. E skuqim në pak gjalpë dhe shtojmë aty kërpudhat. I kaurdisim dhe më pas hedhim panën dhe spinaqin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Shtojmë pak nga uji i makaronave dhe e lëmë të ziejnë për 1 minutë. Kullojmë makaronat dhe i hedhim në tiganin e salcës. Në fund, sipas dëshirës, shtojmë djathin parmixhan të grirë.