2 karota
4 kunguj
1 qepë e njomë
1 tufë koper
100 ml vaj ulliri
250 ml kos
3 vezë
100 gr djathë kaçkavall
300 gr miell
Kripë, piper
10 gr fryrës
Presim karotat, kungullin, qepën dhe koperin. Rrahim vezët me kos, vaj ulliri, kripë dhe piper. Shtojmë djathin, miellin, fryrësin dhe perimet e prera. E hedhim në tavë dhe e pjekim në furrë për 30 min në 200 gradë.