Fileto gici me mjaltë

Video

filetomjaf
1 fileto gici (1 kg)
2 mollë
50 gr gjalpë
50 ml vaj ullliri
100 gr mjaltë
1 lugë mustardë
200 ml verë
Piper I kuq
Fara finoku
Kripë
Piper

Kriposim dhe piperosim fileton, presim dhe pastrojmë mollët. Hedhim te mjalti, kripë, piper, mustardë, piper të kuq, farat e finokut dhe vaj ulliri. Skuqim në tenxhere mishin me vaj dhe gjalpë nga të gjitha anët dhe e shuajmë me verë. E vendosim në tavë e lyejmë me masën e krijuar, vendosim mollët dhe lëngun që lëshoi gjatë skuqjes.E pjekim për 40 minuta me 1800C. E shërbejmë me mollët e pjekura dhe pak lëng.