Sulmuesi i ri nis stërvitjen, United gati 340 mijë euro në javë për rinovimin e një lojtari

Uncategorized

Wout weghorst ka thënë fjalët e para si lojtar i Manchester United. Hollandezi ndihet mjaft i lumtur për aventurën që e pret në “Old Trafford”, ndërsa synimin e ka të qartë.

“Jam i uritur për të dhënë më të mirën nga vetja dhe të ndihmoj skuadrën në fushën e lojës. Dua të shënoj sa më shumë gola. Unë jam një sulmues, e për këtë arsye, çdo lojtar në rolin tim, ëndërron që ta dërgojë sa më shumë herë topin në rrjetë”, ka thënë shtatlarti hollandez, i cili ka nisur menjëherë stërvitjen me gjigantët e Premier League.

Për të siguruar shërbimet e Weghorst në formën e huazimit deri në fund të sezonit, United pagoi rreth 3 mln euro në arkat e Besiktasit, atje ku lojtari ishte po i huazuar nga Burnley, klub që zotëron kartonin e futbollistit tulipan.

Në “Teatrin e Ëndrrave”, Weghorst ka zënë vendin e lënë bosh nga i larguari Cristiano Ronaldo.

Ndërkohë, të rrethuar së fundi nga një sërë rezultatesh pozitive, Manchester Untied ka nisur nga puna për të rinovuar kontratën me lojtarin e tyre më të rëndësishëm të momentit, Marcus Rashford. Britanikut i përfundon kontrata në verën e 2024-tës, ndërsa klubi është i vendosur që 25 vjeçari të mbetet në shtëpi edhe për shumë vite të tjera, ende të pakonfirmuara.

Sipas raportimeve që vijnë nga mediat britanike, United, ka gati një propozim prej 340 mijë eurosh në javë për Rashford, në mënyrë që ky i fundit që hedhë të zezën mbi të bardhë. Mbi këtë temë, priten të tjera zhvillime në të ardhmen e afërt.