Adrien Rabiot po përjeton sezonin më të mirë në karrierën e tij. Ka thyer rekordin personal të golave të realizuar duke shënuar deri më tani 9 gola gjithsej, 7 në kampionat dhe 2 në Uefa Champions League. 27 vjecari është lojtari i Juvesntusit me më shumë gjuajtje në portë ne Serie A, po ashtu është lideri i bardhezinjëve në kampionat përsa i perket dueleve të fituar, kilometrave për ndeshje dhe faullave të fituar, c’ka konfirmon se me të drejtë francezi është kthyer në një pedinë e pa zëvendësushme për Allegrin, por cfarë do të ndodhë me mesfushorin në sezonin tjetër?! Me sa duke përgjigjen e kësaj pyetje as vetë Rabiot nuk e di.
“ Të jem i sinqertë nuk e di as unë se ku do të luaj sezonin tjetër. Jam një person që më pëlqen të udhëtoj të eksploroj kultura të tjera. Në Itali ndjehem shumë mirë, por nuk i mbyll derën opsioneve. Të shohim në fund të sezonit”- deklaroi Rabiot për “le Parisien”, teksa nuk i mbylli derën as një rikthimi tek PSG edhe pse nuk duket dicka e thjeshtë, në një kohë që vijoi të vlerësonte me nota pozitive përvojën që po përjeton tek Juventusi
“ Duke parë se si lëvizin gjërat në merkaton e sotme, është e vështirë të thuash dicka me siguri, por mund të them që PSG ka qënë një periudhë e rëndësishme e karrierës time nga 2012-2019, tashmë kam 4 sezone tek Juvja dhe ndjehem shumë mirë edhe sportivisht por edhe nga ana njerëzore. “-përfundoi mesfushori të cilin pak muaj e ndajnë nga fundi i kontratës me bardhezinjtë. Bisedat për rinovimin nuk kanë munguar, por për momentin nuk ka asgjë konkrete, teksa kujtojmë që në verën e shkuar 27 vjecari ishte vetëm një hap larg Manchester United.