Çifti i njohur i aktoreve Pelin Akil dhe Anıl Altan kanë bërë zgjedhjen e tyre të radhës për të qëndruar larg temperaturave të larta dhe rutinës, duke ju drejtuar ishujve grek. Ata po kalojnë pushimet në ishullin Kios, një nga destinacionet e preferuara të shumë prej të famshmëve. Aktorja bukuroshe të cilën e takojmë në serialin “I paepuri” i cili aktualisht po transmetohet në Vision Plus, vazhdon të shtojë poza të reja romantike ku ajo admirohet për pamjen e saj dhe gjithashtu ata vlerësohen për dashurinë dhe afrimitetin e tyre.
Së fundmi, dyshja e aktorëve të famshëm kanë shpërndarë në llogaritë e tyre në rrjetet sociale fotot që kanë realizuar në plazhin e Agia Fotinit, një nga plazhet e njohura të ishullit të Kios.
Pasi kanë shijuar plazhin, ata pozuan para kamerës në pishinë dhe shtuan një tjetër moment lumturie në kolekxsionin e çasteve të lumtura familjare. Nga ana tjetër, aktori i shoqëroi fotot e tij me mbishkrimin “Kujtime të bukura”.