Vetëm pak ditë më parë ylli i kinemasë italiane Gabriel Garko pranoi para ish të dashurës së tij, Adua de Vesco, se kishte prirje të tjera seksuale dhe se këtë gjë e kishte mbajtur të fshehtë prej vitesh. Ishte një moment i shoqëruar me lot, megjithatë ai e gjeti guximin të bënte publike të vërtetën e tij. Gjatë transmetimit të Grande Fratello VIP, Garko nuk e tha drejtpërdrejtë se është homoseksual me premtimin se do të zbulonte gjithçka në “Verissimo” përballë Silvia Toffanit.
“Lidhja ime e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Riccardo. Isha në lidhje me të për 11 vite. 14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Riccardo dhe unë jetonim bashkë, por jetonim një situatë false. Kur miqtë vinin për darkë, në fund të mbrëmjes ai bënte sikur largohej më pas kthehej prapë. Kur dilnim apo shkonim me pushime ishim gjithmonë grup.” – ka thene Garko.
Për të gjithë kuriozët, Garko është fotografuar me partnerin e tij.
View this post on Instagram
Gaetano Salvi, 23-vjeç, është emri i të riut që i ka marrë zemrën Garkos.
Ai është nga Napoli dhe punon në aeroportin e Malpensa-s. Nuk dihet ende se sa kohë kanë me njëri-tjetrin, por edhe Gaetano është tepër simpatik.