Ylli i serialeve, Dilan Cicek Deniz është pyetur së fundmi për angazhimet e saj profesionale të këtij sezoni dhe ka zbuluar se është duke diskutuar për një projekt të cilin ajo e konsideron, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Pyetjes nëse ajo preferon transmetimin në ekran apo atë në platformë dixhitale, aktorja iu përgjigj se kjo nuk është aq e rëndësishme, por ajo që përbën rëndësi të veçantë është skenari dhe personazhi që do të interpretojë. Për rolin që do të mbajë së shpejti, ajo nuk ka dhënë detaje duke thënë se do i pëlqente të ngelej surprizë për publikun.
E pyetur për romancën me të dashurin Tor Siverson, të cilin e ka quajtur “shpirtin e saj binjak” pak kohë më parë, Dilan tha se ata kanë vendosur të mos i shpejtojnë hapat për ta kaluar romancën e tyre në një stad tjetër.