OBSH miraton vaksinën kineze: ‘Lajm i mirë për Shqipërinë’!

Uncategorized

Së fundmi, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka aprovuar vaksinën kineze kundër Covid-19, Sinovac.

OBSH-ja dha dritën jeshile duke e vlerësuar si të përshtatshme vaksinën për përdorim emergjent, duke shtuar se plotëson çdo standart ndërkombëtar të sigurisë, prodhimit dhe efikasitetit.

Një prej rekomandimeve të OBSH-së pas aprovimit të Sinovac ishte përdorimi i këtij të fundit tek të rriturit mbi 18-vjeç në dy doza me 2 deri në 4 javë diferencë nga njëra-tjetra.

Një lajm i tillë u konfirmua edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila e quan si “lajm të mirë” vendimin.

Vaksina kineze është përdorur gjerësisht në Shqipëri deri më tani për të vaksinuar të moshuarit dhe jo vetëm.