Kush nuk e njeh aktorin e famshëm turk Kıvanç Tatlıtuğ i cili gjithmonë është vlerësuar nga publiku shqiptar jo vetëm për aftësitë e tij në aktrim por edhe për pamjen e tij! Por jo shumë prej jush e kanë njohur atë si një admitrues të sporteve ujore. Aktori i famshëm i roleve të panumërta në filma dhe serisale të shumta ka treguar aftësi impresionuese në jetsurfing gjatë pushimeve të tij në Bodrum.
Tatlıtuğ krijoi një shfaqje të këndshme në det prej së cilës fansat e rastësishëm të aktorit nuk i larguan dot sytë. Kivanç 40-vjeç tërhoqi vëmendjen me performancën e tij e cila zgjati rreth gjysmë ore teksa ai dukej aq elastik mbi dërrasën e sërfit. Humbja e herëpashershme e ekuilibrit dhe rënia e tij u kapën disa herë edhe nga kamera, por as këto momente nuk ia pezulluan entuziazmin. Performanca e tij i zbukuroi orët e pushuesve të pranishëm, të cilët e fotografonin aktorin gjatë gjithë kohës.