Ndërron jetë nga kanceri aktori i “Gladiator”

Uncategorized

Aktori i njohur John Shrapnel ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare pasi ka humbur betejën me kancerin.

Lajmi e ka dhënë Teatri Kombëtar britanik duke e nderuar me vlerësimet më të larta e duke e cilësuar Shrapnel si një aktor të mrekullueshëm.

77-vjeçari mësohet se vuante së fundmi nga sëmundja e kancerit. Ai ka pasur një karrierë 50-vjeçare në skenë e kinema dhe është shfaqur në një sërë filmash të njohur si “101 Dalmatians”, The Duchess and Alien Autopsy.