Miray Daner dhe Oğulcan Engin i kanë trishtuar fansat e tyre! Çifti, është parë në premierën e një shfaqjeje dhe këtë herë e kanë ndalur hapin përballë gazetarëve dhe kanë bërë disa deklarata përmes së cilave kanë zhgënjyer shumë nga ata që prisnin me padurim ti shikonin duke hedhur hapin e radhës. Së fundmi u aludua se çifti do të martoheshin në verë, por Daner tha: “Diçka e tillë nuk do të ndodh! Ne nuk do të martohemi në verë, mos u besoni të gjitha lajmeve të pabazuara që qarkullojnë“! Gjithashtu ajo përmendi edhe projektin e ri në të cilin do të marrë pjesë. Duke dhënë disa detaje rreth tij, aktorja tregoi se bëhet fjalë për një serial për të cilin prej pak ditësh, ka filluar të shkruhet skenari dhe asaj i është ofruar roli protagonist të cilin do ta sjellë në ekran duke ndarë sheshxhxhirimin me aktorin Faruk Andıç.