Ministria Besa Shahini tregon nëse do të hapen shkollat më 23 Mars

Uncategorized

Pas përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri, shkollat janë mbyllur dhe mësimi po vijon online. Në njoftimin e parë të bërë nga Ministria u tha se shkollat do të qëndronin të mbyllura deri në 23 mars, megjithatë ditën e sotme, minsistrja Besa Shahini ka thënë se ende nuk është marrë një vendim.

Përmes një videomesazhi në Facebook, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka folur për shkollat dhe thotë se sapo të merret vendimi përfundimtar shkollat do të informohen.

“Ne po mendojmë dhe vlerësojmë se është e nevojshme që kur të kthehemi në shkolla, të bëjmë një përsëritje të shpejtë, por ngaqë një pjesë të madhe e mësuesve dhe nxënësve kanë rënë tashmë në kontakt dhe kanë vijuar procesin normal të mësimit, por në një format tjetër, nuk do të jetë e nevojshme që të përsërisim gjithçka me tempon e zakonshme të përsëritjes. Një vendim që nuk është marrë ende, por nëse merret, ne do të jemi të gatshëm që mësuesit t’i orientojmë drejt një vlerësimi që mund të bëhet përmes rrjeteve sociale, i cili do t’i mundësojë mësuesve të vlerësojnë nxënësit e njohuritë e tyre që kanë arritur deri në këtë pikë dhe të mund të vijojnë pastaj mësimin e zakonshëm pas kthimit në shkollë. Por, kjo është diçka që do t’ju informojmë më shumë ditët në vijim kur të marrim vesh nëse do ta kemi të nevojshme ta shtyjmë procesin e mësimit nga shtëpia përtej datës 23 mars”, tha Shahini.