Merkatoja e Barcelonës, Al-Khelaifi kërkon që UEFA të nisë hetimet

Uncategorized

Presidenti I PSG, Nasser Al-Khelaifi ka mbetur pa fjalë nga manovrat e Barcelonës në merkaton e verës. Katalanasit blenë disa lojtarë të ndryshëm, ndërsa spikatën afrimet e Robert Leëasndoëski, Jules Kounde, apo edhe Raphinha.

Duke marrë këtu parasysh situtatën e vështirë financiare që po kalon klubi spanjoll, Al-Khelaifi mendon se një gjë e tillë nuk është aspak morale për futbollin. Për këtë arsye, numri një I klubit francez ka kërkuar nga UEFA që të investigojë rastin në fjalë.

“A mund t’I konsiderojmë normale transferimet e Barcelonës në verë. Sipas mendimit tim, nuk mund t’i quajmë të tilla. Dyshoj se në këtë mes mund të ketë diçka. Nga ana tjetër, edhe UEFA ka rregulla të caktuara financiare dhe për këtë jam i sigurt se në këtë drejtim nuk do të mungojnë hetimet”, ka thënë ndër të tjera Al-Khelaifi.

Në fakt, presidenti I klubit parizien, nuk është personazhi I parë që ka folur publikisht në lidhje me situatën e Barcelonës. Një gjë të tillë përpara tij e ka bërë edhe trajneri I Bayern Munich, Julian Nagelsmann, apo edhe një drejtues I klubit bavarez, sikurse është Oliver Kahn.

Megjithatë, nga ana tjetër, Barcelona pretendon se çdo veprim e ka kryer brenda kontureve që e lejojnë rregullat e La Ligas.

Për të mbetur tek klubi katalanas, në “Camp Nou”, situata nuk duket aspak e mirë sa I përket gjendjes fizike të lojtarëve. Pas Jules Kounde, Araujo, De Jong, apo edhe Depay, futbollisti I radhës I dëmtuar është Hector Bellerin. Sikurse ka njoftuar klubi në kanalin zyrtar, mbrojtësi vuan nga një dëmtim muskulor, e si pasojë pritet të mungojë rreth një muaj, duke humbur kështu disa ndeshje të rëndësishme. Mes tyre edhe atë ndaj Real Madrid në La Liga.