Lajme të mirë për Milanin, dy lojtarë kthehen në stërvitje dhe janë gati për Tottenham

Uncategorized

Lajme të mira për Milanin në prag të ndeshjes me Tottenham. Gjendja e Oliviver Giroud është përmirësuar dhe lojtari do jetë gati për ndeshjen e kthimit ndaj klubit anglez. Sulmuesi i qendrës e ka lënë pas gjendjen gripale dhe është rikthyer të stërvitet sërish me pjesën tjetër të skuadrës.

Më tej, Milani kryeson 1-0 ndaj Tottenham, me sfidën e vajtjes të fituar në shtëpi, mirëpo në Londër do luhet gjithçka për gjithçka. Për këtë arsye, tekniku i kuqezinjve, Stefao Pioli nuk i ka ende të qarta idetë e tij për formacionin të duhet të hedhë në fushën e lojës. Megjithatë, shqetësimi kryesor i takticienit italian, që ishte Olivier Giroud, tashmë mund të konsiderohet i kaluar. Shtatlarti francez njihet për efektshmërinë e tij në lojën e Milanit.

Ish-lojtari i Chelsea zotëron aftësinë për ta mbajtur sa më gjatë topin në kontroll, duke i dhënë mundësi skuadrës të dalë përpara. Përveçse ka një nuhatje të shkëlqyer përpara portës, Giroud është një armë më tepër edhe për duelet ajrore me futbollistët kundërshtarë.

Një tjetër lojtar që do jetë gati për Milanin në ndeshjen ndaj Tottenham është edhe Brahim Diaz. Fantazisti e ka lënë pas problemin në gju dhe tashmë është tërësisht i gatshëm për t’u vendosur nën urdhërat e takticienit italian.

Diaz është personazhi kryesor i ndeshjes së parë të Milanit ndaj Tottenham, sepse ai shënoi golin e fitores në “San Siro”, çka i jep në këtë mënyë klubit italian epërsinë e një goli për sfidën e kthimit në tokën angleze.