Dy aktorët e njohur Hande Erçel dhe Barış Arduç po përgatiten për një bashkëpunim gjatë kësaj vere të nxehtë e cila për shumicën e aktorëve ka filluar me pushime dhe qëndrim larg nga sheshxhirimi dhe projektet e reja. Por jo hande Erçel dhe Barış Arduç! Dyshja e famshme po përgatiten të ndajnë rolet kryesore në një projekt të përbashkët, i cili mësohet të jetë një film. “Leave it to the Wind” është titulli i filmit ku dy emrat e famshëm do të interpetojnë përballë njëri- tjetrit. Erçel dhe Arduç janë takuar për provën e parë të leximit të skenarit. Deri tani mësohet se skenat e filmit do të fokusohen në një histori dashurie dhe për realizimin e tyre do të xhirohet në vende që përfshijnë bukuritë e Egjeut, si Urla, Alaçatı dhe Çeşme. Emocionet e fansave janë të mëdha pasi u mësuan emrat e aktorëve që do të interpretojnë në rolet kryesore.
Fotot e para të dyshes së famshme i kanë bërë fansat e të dyve të mbajnë frymën pezull. Xhirimet e filmit me regji të Engin Erdemit do të zhvillohen gjatë gjithë verës dhe është mësuar se komploti i filmit fokusohet në historinë e dy të rinjve të cilët janë pjesë e botës së biznesit Ege dhe Aslı . Vite më vonë, Asllë, CEO i një grupi kompanish në Stamboll, dhe Ege, i cili drejton një shkollë surfi në Çeşme, përballen me një krizë në lidhje me të ardhmen e kompanisë së tyre. Çfarë do të bëjnë ata për të shpëtuar të ardhmen e kompanisë të cilën punojnë dhe përfaqësojnë njikohësisht? Historia, e cila do të formësohet nga konflikti midis jetës së qytetit të Asllës dhe stilit të jetës së Egjeut të ndërthurur me natyrën dhe bashkimin e tyre të mëvonshëm. Duket se subjekti i këtij projekti vendos në qendër një romancë e cila do të kaloj përmes një udhëtimi plot dinamika, ngjyra dhe debate e ballafaqime profesiuonale.