Këngëtarja Billie Eilish tregon look-un që surprizoi të gjithë!

Uncategorized

Billie Eilish po feston fitimet e saj Grammy me një ngjyrë të re të flokëve.

Këngëtarja, e cila është bërë e njohur për flokët e saj të zeza me rrënjë jeshile, thjesht tronditi ndjekësit e saj në Instagram me postimin e fundit, ku  është parë me flokë bjonde platin.

 

Në një postim Eilish ndan një foto me ngjyrën e saj të re të flokëve, plus prerjen e saj të freskët, e cila përmban një shkallëzim dhe balluke që kornizojnë fytyrën.

Natyrisht që fansat e këngëtares u tronditën nga pamja e re, duke komentuar me zemra pafund poshtë fotografisë së saj. Duket se shumë mezi e paskan pritur këtë ndryshim!