“E vërtetë që nuk jemi më të rinj dhe mund të mos shfaqim të njëjtën energji, por ne vazhdojmë të punojmë shumë për të përmirësuar edhe më tej. Në fushën e lojës, të gjithë kërkojnë të japin gjithçka nga vetja dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi. Kemi një skuadër të mirë dhe shpresoj të luftojmë deri në fund në të gjitha kompeticionet.
Pas largimi të Cristiano-s, kam shënuar akoma më shumë gola, por kur ai ishte në skuadër, unë luaja në një rol pak më ndryshe dhe isha më i përqëndruar tek asistimet. Ai më ka ndihmuar shumë, brenda dhe jashtë fushës së blertë. Kur ai u largua, e dija që mund të bëja më shumë dhe kështu rrita nivelin tim të lojës. Nuk mendoj për ‘Topin e Artë’. Tani dua vetëm të ndihmoj skuadrën. Rëndësi ka të fitojmë ndeshjen e radhës. Kur u transferova këtu isha vetëm 21 vjeç dhe doja të fitoja ‘Champions League’-ën dhe të kujtohesha si një sukses. Tani jam kapiten dhe ndihem i lumtur e krenar që kam dhënë kontributin tim këtu. Por kam të njëjtën uri për të fituar akoma më shumë me këtë fanellë.”