Jose Mourinho: Italia nuk ka kualitet të fitojë Europianin

Uncategorized

Jose Mourinho mendon se Italia nuk triumfon dot në Euro 2024. Special One është i mendimit se azurrët nuk kanë talentin e duhur për t’u larguar triumfues nga Gjermania. “Nuk mendoj se Italia mund të triumfojë në  Europian. Ata nuk kanë talentin e duhur për ta bërë atë gjë. Ndonëse italianët janë kampionët në fuqi të kompeticionit, nuk besoj se kjo do të ndodhë për herë të dytë”, ka deklaruar 61 vjeçari.

Në lidhje me këtë deklaratë, është pyetur trajneri i përfaqësueses italiane të futbollit, Luçiano Spalleti, mirëpo ky i fundit, ka preferuar të mos i komentojë fjalët e portugezit, por ka dashur të përqendrohet në skuadrën e tij.

“Nuk kam asgjë për të thënë në lidhje me deklaratën e Mourinhos. Duhet të ruajmë përqendrimin dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë, duke kujtuar të gjitha vështirësitë që kemi kaluar. S’ka asnjë dyshim që ne jemi një skuadër me plot kualitet dhe me lojtarë të fortë”, ka deklaruar ish-tekniku i Napolit.

Ndeshjen e parë, Italia do ta luajë përballë Shqipërisë në 15 Qershor, duel i vlefshëm për Grupin B.