ISMAJLI PO BEN GJITHCKA PER T’U KTHYER NDAJ FIORES

Uncategorized

U detyrua të mungonte me Kombëtaren shqiptare në ndeshjen zyrtare kundër Cekisë dhe atë miqësore ndaj Bullgarisë. Megjithatë, Ardian Ismajli po bën c’mos që të jetë në ndeshjen e radhës që ka në program me Empolin. Kalendari i kampionatit italiane do të dërgojë të besuarit e Andreacolit në transfertën e Firences, për të luajtur kundër Fiorentinës vendëse. Mbrojtësi shqiptar është stërvitur këto ditë në mënyrë të vecuar, për të marrë veten nga problemi muskulor që pati gjatë ndeshjes ndaj Udinezen.

Për momentin është shpejt të hidhen hamendësimea nëse mbrojtësi qendror do të jetë i disponueshëm apo jo për duelin me Fiorentinën. Nga stafi mjekësor i klubit të Empolit bëhet e ditur se gjendja e tij do të monitorohet në mënyrë të përditshme, sidomos në seancat stërvitore përpara ndeshjes me vjollcët. Kështu me shumë mundësi, një vendim përfundimtar sa i takon aktivizimit apo jo të Ismajlit, do të merret vetëm në momentin e fundit, përpara nisjes së ndeshjes.

Empoli do të luajë me Fiorentinën të hënën në mbrëmje, sfidën e vlefshme për javën e 9-të të Serisë A. Bëhet fjalë për të ashtuquajturin “Derbi të Toskanës”, ku mbrojtësi shqiptar Ismajli kërkon të jetë për të dhënë kontributin e tij, që deri tani duhet thënë se ka qenë tepër i cmueshëm për Empolin. Sa herë që ai ka qenë në fushë, në fare pak raste skuadra e tij ka dalë e humbur nga fusha e lojës.