Horoskopi mujor nga PAOLO FOX; ç’kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë prillit

Uncategorized

Dashi: Prilli vjen me lajme të gëzuara. Jo ndonjë mrekulli, por në krahasim me pasigurinë e fillimit të vitit, ka diçka më shumë. Ndoshta, më në fund ka ardhur momenti të tregoni se sa vleni. Nëse keni bërë sa duhet gjatë muajve të fundit, do t’ju caktohet një detyrë e re ose një rikonfirmim. Kush punon si vartës, sigurisht që s’do të ketë çekuilibrime të mëdha, por që nga fundi i vitit të kaluar po vë re ndryshime të përditshme. Ndoshta keni ndryshuar rol, grup ose shefa. Por durimi, në disa raste, është në kufi. Është e qartë që në këtë fazë, shumë gjëra varen edhe nga ashendenti. Të lindurit në shenjën e Dashit që janë më të ekspozuar ndaj diskutimeve, që nuk e përmbajnë dot shpirtin e zjarrtë, rrezikojnë incidentet diplomatike të njëfarë kalibri. Nëse duhet bërë një kërkesë, është më mirë të veproni menjëherë. Për shembull, më datë 15 ose 16, por edhe më datë 21, me Hënën në shenjë, energjia nuk do të mungojë. Tre muajt në vazhdim duhet të menaxhohen më së miri, sepse dihet që deri në qershor do t’ju vijë një lajm ose mund t’ju telefonojnë për një punë të re. S’është ende e qartë.

Gjithsesi, s’është çasti që të tërhiqeni pikërisht tani. Fundi i muajit do të jetë më interesant për ata që punojnë me pagesë ditore. Prilli nuk është i paqartë në planin sentimental, madje është shumë i qartë. Venusi, Marsi dhe Saturni renditen në mënyrë më interesante karshi shenjës suaj. Nëse po përjetoni një lidhje të bukur, ose nëse sapo keni krijuar një lidhje, këshilla është të mos ndaleni. Nga e shtuna e datës 11, Mërkuri lajmëron një përballje pozitive. Historitë që do të lindin në gjysmën e dytë të prillit do të jenë shumë intriguese. Nuk është rastësi që shumë emocione ripërtërihen në këtë fillim pranvere. Jeni shenjë e pranverës. Duhet ta keni vënë re që mes marsit dhe majit, në jetën tuaj ndodh diçka. Në shtëpi, komunikimi është ende i vështirë për çiftet që kanë pasur probleme në fillim të janarit. Gjithsesi, prilli mund të sjellë një spirale reflektimi. Edhe pse prej disa muajsh jeni jo tolerantë, prilli ju nxit të jeni më mirëkuptues. Pra, nëse keni pasur fërkime, mund të uleni në tryezë dhe të reflektoni për zgjidhjen. Takimet e dashurisë janë interesante për një muaj që i sjell shumë sensualitet vështrimit tuaj dhe shton dëshirën për t’i jetuar ndjenjat më plotësisht.

Në këtë periudhë, duhet të vini re një përmirësim në krahasim me fillimin e vitit, sepse janari dhe shkurti kanë qenë goxha të vështirë. Konsultohuni me një ekspert. Është momenti i duhur për të zgjidhur një problem që ju krijon prej shumë kohësh bezdi në jetë, pasi prireni të vuani nga dhimbja e kokës, dhëmbëve dhe nervave.

Demi: Do të vazhdojë vala e forcës që ju karakterizon këtë vit. Vetëm një grup i caktuar i kësaj shenje nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, ata që kanë frikë të përmirësohen ose të ndryshojnë nga frika se mos humbin atë që kanë ndërtuar në të shkuarën. Të lindurit në shenjën e Demit duan të jenë përherë të sigurt, të bindur se pavarësisht të gjithave është mirë të kënaqesh, pasi i tremb frika nga e ardhmja. Por në një vit kaq të rëndësishëm do të ishte mëkat të mos shfrytëzonit rastet. Djemtë më të guximshëm duhet t’i mbajnë shpresat te pranvera dhe te prania e Diellit, sidomos nga e diela e datës 19. Nëse jeni në kërkim të punës, duhet t’ju vijnë telefonata, por vetëm nëse keni bërë aplikimet e duhura në fillim të vitit. Kush ka punuar mirë, do të marrë një konfirmim. Për të tjerë, ka ardhur momenti të blejnë një shtëpi, ose nëse e kanë blerë që vjet, ta gëzojnë atë. Projekte favorizuese nga datat 20-30, mundësi që nuk duhen anashkaluar.

Ka ardhur momenti të ligjërohet, zyrtarizohet një lidhje dashurie. Madje edhe ata që janë vetëm tani, po kërkojnë një lidhje afatgjatë. Marsi ka qenë premtues në këtë drejtim. Venusi mbron dashurinë edhe gjatë muajit prill, ndaj është me vend që, nëse jeni vetëm, të rrethoheni nga njerëz pozitivë dhe të mos keni frikë. Nëse jeni ende vetëm dhe në kërkim të shpirtit binjak, pranoni ftesa, udhëtimet nga fundi i prillit dhe fillimi i majit, sepse mund të jenë shumë frytdhënëse. Është një muaj i rëndësishëm për ta harruar të shkuarën. Nëse ka lindur një dashuri e re, mos jini tepër xhelozë, as shumë këmbëngulës. Më mirë t’ia lini në dorë fatit. Duhen trajtuar me kujdes çështjet që lidhen me pronat. Kush është në debate trashëgimie, me familjarë për motive parash, do të ketë një zgjidhje të mirë në favor brenda pak muajve. Periudhë e volitshme për çiftet që munden dhe duan të bëjnë fëmijë.

Është periudhë e shkëlqyer për të kapërcyer shumë probleme, për të gjetur zgjidhjet e duhura. Për më tepër, nga data 19, Dielli do të jetë edhe më i favorshëm, por edhe data 23 nuk mbetet pas. Mundohuni ta shëroni shpirtin tuaj që ka nevojë për paqe. Kushtojini më shumë kohë vetes. Keni nevojë për një vend të paqtë që të rifitoni qetësinë. Ndieni nevojën për të qenë pranë natyrës.

Binjakët: Prilli ju fal elemente të ndryshme force, madje edhe pak fat, po të kihet parasysh që Saturni do të jetë aktiv bashkë me Venusin për disa javë. Kush ka para për të investuar, mund të mendojë të hapë një aktivitet të vogël. Kush po merret prej kohësh me një kauzë dhe po pret një përgjigje, mund të marrë një vendim të favorshëm. Mes prillit dhe qershorit vijnë mundësi të mira. Kush ka përjetuar një krizë ose ka mbetur pa punë vitin e kaluar, mund të shpresojë për një ndryshim të situatës, ose të paktën do të gjejë punë me kohë të pjesshme. Për të përfunduar një projekt, ose për të nisur një jetë të re, është gjithmonë mirë të mbështeteni te gjërat realiste, të jeni me këmbë në tokë. Mund të nisë një bashkëpunim i ri profesional rreth datës 13. Është muaj favorizues për ata që punojnë me telefonata. Mund të themi se është njësoj si në rastin e eksperimenteve që shkojnë shumë mirë deri në fund të vitit.

Ndjenjat mund të zgjohen papritur në prill. Është e qartë që duhet t’i hapni dyert për emocionet. Kjo për shkak se Venusi do të jetë në shenjën tuaj për disa javë rresht, saktësisht deri më 7 gusht. Ndaj keni kohë sa të doni që të flisni për dashurinë, të vlerësoni ndjenjat tuaja. Në disa marrëdhënie është e domosdoshme të kapërcehet njëfarë sikleti dhe të vlerësoni ndjenjat tuaja. Por tani mund të bëni gjithçka, pasi është një periudhë e bukur për ata që duan të përjetojnë një dashuri të re. Edhe ata që kanë një mosmarrëveshje me ish-in, mund të gjejnë fjalët e duhura për ta rifituar marrëdhënien. Aventurat tërheqin dhe mund të shpërqendrojnë ata që janë çift prej kohësh. Bëni kujdes që të mos ngatërroheni. Do të flitet për para, blerje, trashëgimi, çeqe familjare, por jo si vjet. Këtë herë do të ndodhë në mënyrë më konstruktive, sidomos pas datës 13.

Fizikisht ndiheni më mirë, edhe pse nuk keni arritur ende maksimumin. Mund të thuhet se pjesa e dytë e prillit favorizon çdo lloj iniciative në lidhje me mirëqenien. Kujdes bronket, që prej kohësh janë pika juaj më e dobët. Mundohuni ta forconi fizikun, pasi keni pasur probleme. Sëmundjet e lehta stinore ka mundësi t’ju prekin vetëm rreth datës 18. Mundohuni t’i organizoni ditët me ritme pak më të ngadalta.

Gaforrja: Dikush do të marrë një ofertë nga një kompani tjetër, ose do t’i ofrohet mundësia të ndërrojë pozicion. Megjithatë, nëse një program i caktuar nuk është i vlefshëm, nuk ka më vlerë. Duhet të ndryshoni strategji dhe të merreni me diçka të re. Tre muajt në vazhdim do t’ju ndihmojnë për të bërë rinovimin që prisni prej kohësh. Me shumë gjasa, do të merrni oferta pune, ose mund t’ju ofrohen më shumë mundësi se në të shkuarën. Është e rëndësishme të mos anashkaloni asnjë takim që mund të rezultojë fatlum. Mund të bëni një propozim në datat 10 dhe 24. Prania e Diellit do të jetë më aktive nga data 19, prisni të reja interesante. Do të zbuloni diçka pozitive. Koha e veprimit është e kufizuar. Brenda tre muajve duhet të bëni një zgjedhje, një lëvizje fituese. Pra, koha e veprimit nuk është shumë e gjerë. Ata që punojnë me kohë të pjesshme, për tre muaj do ta gjejnë veten tjetërkund. Do të keni një ndryshim në përgjithësi. Është muaji i shpresave të mëdha.

Duke qenë shumë i fokusuar te puna këtë periudhë, mund ta kaloni dashurinë në plan të dytë. Kush po përjeton një dashuri të rëndësishme tani, s’vendos dot për martesë, për shkak të së ardhmes profesionale. Ndërsa ata që janë çift prej kohësh, janë pak të shpërqendruar nga të tretë bezdisës. Me raste, kjo situatë mund të shkaktojë momente sikleti, ashtu siç tregon e diela e datës 12. Për ata që janë vetëm, prilli është muaji i njohjeve interesante, që do të zhvillohen nga korriku e tutje. Mos i nënvlerësoni propozimet që merrni. Nga data 23-30, mundohuni t’i qëndroni më afër partnerit. Nëse keni ndonjë problem shtëpiak ose ekonomik, duhet ta diskutoni nga data 11. Nëse partneri ju thotë se ka ditë që jeni i pakuptueshëm, mos u zemëroni, sepse është pak e vërtetë. Kujdes me skenat në data 7 dhe 18, pasi janë ditët më kritike.

Duhet të rifitoni energjitë. Por nuk gjeni një çast  qetësi, sepse çështjet personale dhe profesionale janë në plan të parë. Deri në qershor, forma juaj fizike është më e mbrojtur. Do të jetë më e lehtë të kuroheni, të gjeni terapinë e duhur, veçanërisht pas datës 19, kur Dielli do të jetë në favor të shenjës suaj.

Luani: Shumë nga planetët e shpejtë janë në anën tuaj. Megjithatë, kundërshtimi i Marsit jua bën karakterin edhe më luftarak se zakonisht, ndaj mund të themi se ju pret një pranverë përplasjesh, fitoresh, por edhe zemërimesh. Durimi do t’ju soset të enjten e datës 9 dhe të premten e datës 10, të enjten më datë 16 dhe të premten më datë 17. Nuk bindeni lehtë për të reflektuar kur jeni të vendosur për diçka, ndaj në bashkëpunime dhe biznese mund të bëhet kërdia nëse nuk bini dakord me ortakë dhe bashkëpunëtorë. Ata që punojnë me shkëputje mund të kenë qëndruar tepër gjatë në një vend, pasi kanë ende borxhe për të shlyer ose situata për të zgjidhur. Nëse punoni në një kompani dhe shikoni që nuk ofrohen më perspektivat e duhura për të ecur para, do t’ju lindë ideja për t’u shkëputur ose për të bërë diçka tjetër. E keni shumë të vështirë të ndaleni. Është muaj me nervozizëm, me lëvizje, por si përfundim do të jetë edhe produktiv. Do të ketë nga ata që do të duan të ndërrojnë qytet, ose edhe shtet. Këto janë ndryshime që mund t’i mendojnë edhe të rinjtë nga gjysma e dytë e vitit.

Yjet e dashurisë ju shpërblejnë, sepse do të keni Venusin me ndikim pozitiv për disa muaj. Kjo mund të tregojë jo vetëm mundësinë për të përjetuar dashuri të mëdha, por edhe lehtësinë me të cilën mund të dashurohet zemra juaj, kusht i domosdoshëm për të gjithë ata që kërkojnë prej kohësh një takim special. Do të jetë e lehtë të humbni toruan për njeriun e parë që do të njihni rastësisht. Prilli favorizon takimet plot pasion dhe ky rizgjim pranvere ka lidhje edhe me sensualitetin. Por në këtë periudhë duhet të shmangni marrëdhëniet me njerëzit e lidhur, vetëm që të fitoni një sfidë. Mendoni atë që është më e drejtë për ju. Takimet do të jenë më të lehta në pjesën e parë të muajit. Ditë interesante do të jenë e shtuna e datës 11 dhe e diela e datës 12. Do të tërhiqeni shumë nga një njeri që ju kundërshton, pasi tashmë e keni kuptuar që është më stimulues një marrëdhënie me kontraste.

Pozicionimi i kundërt i Marsit dhe Saturnit mund t’ju shkaktojë ndonjë bezdi të lehtë, ose tension. Mund të kuroheni me metoda natyrore, por nëse ka diçka që nuk shkon, është mirë të bëni një kontroll rreth datës 9. Meqë nxitoni përherë, do të ishte mirë të ndalonit herë pas here, që të mos rrezikoni qëndrueshmërinë e organizmit tuaj. Stresi është dominues, nuk dini të ndaleni. Energjitë tuaja do të jenë më të shumta që nga e shtuna e datës 11, kur Mërkuri nis të bëjë një kthim të rëndësishëm.

Virgjëresha: Është një moment force për shenjën e Virgjëreshës, moment që duhet shfrytëzuar. Këtu përfshijmë edhe ata që janë viktima të melankolisë prej vitesh të tëra, në shumë raste të pamundur për të reaguar. Pozicionimi i yjeve në favorin tuaj do t’ju ndihmojë të gjeni njeriun e duhur për të zgjidhur një problem personal. Gjatë këtyre ditëve, me gjasa do t’ju bëhen propozime të veçanta, nëse po kërkoni një punë të re. Kjo periudhë jo vetëm që do të stimulojë pasionet tuaja të mëdha, por mund t’ju sigurojë edhe fitoren e një sfide në datat 14 dhe 23. Tensionet e mëdha të së shkuarës duken tashmë të kapërcyera prej kohësh, por edhe ju dukeni goxha më të fortë. Për sa i takon aspektit financiar, ka lajme të mira në katër ditët e para të prillit. Do të diskutohen çështje familjare me rëndësi, por duhet zgjidhur edhe një çështje ligjore e lindur në dy vitet e fundit, sidomos nëse ka lidhje me një marrëdhënie të vjetër të ndërprerë që mund të mos jetë vetëm për punë, por edhe për dashurinë. Mos u tregoni patakt, sepse nuk e keni në natyrë, por nëse dalin situata të reja, mos refuzoni vetëm për shkak të paragjykimeve ose frikës.

Ndjenjat janë pak të vakëta vetëm në 10 ditët e para të muajit, pastaj, nga e shtuna e datës 11, gjërat do të përmirësohen. Problemet e vetme mund të lindin nëse ka marrëdhënie të vjetra, nëse ju kundërvihet dikush ose nëse një ish xhelozon për suksesin tuaj. Gjithsesi, asgjë s’mund ta ndalë dëshirën tuaj për fitore. Nëse keni në krah personin e duhur, mos ngurroni. Përndryshe, kërkojeni, sepse nga data 27 do të krijohet një mundësi e rëndësishme dhe intriguese që nuk duhet anashkaluar me një sjellje të matur. Që vjet, është krijuar një klimë shumë favorizuese për çiftet e reja, por edhe për ata që kanë nisur një lidhje të re. Është periudhë e mbarë për trashëgimi dhe ndarje ekonomike në familje.

Prania e shumë planetëve në shenjën tuaj tregon një përmirësim të madh psikofizik dhe kapërcimin e problemeve të së shkuarës. Për shembull, ata që gjatë dy viteve të fundit kanë bërë operacione, tani e dinë që bënë gjënë e duhur, sepse janë më mirë. Por është periudhë e volitshme edhe për të zbuluar se çfarë problemesh shëndetësore keni.

Peshorja: Rreth datës 16 mund të merrni një propozim të bukur. Do të jetë një fazë më krijuese në krahasim me muajt e parë të vitit. Ka ardhur momenti të thoni mendimin tuaj e t’i ndërpritni marrëdhëniet me njerëzit që nuk ju interesojnë. Ambienti profesional nuk është fort i mirë, madje mund të hasni edhe në rivalitet brenda kompanisë ose grupit tuaj të punës. Së fundmi, gjithçka e keni bërë me mund, madje ka nga ata që nuk takohen me familjen sa do të donin, ose kthehen në shtëpi të penduar për punën që bëjnë. Meshkujt duhet të angazhohen në gjithçka që bëjnë. Të pakënaqurit mund të mendojnë të ndryshojnë degën e studimeve gjatë muajve në vazhdim. Pas datës 19, gjithçka do të jetë më e lehtë. Gjithsesi, do të vazhdoni të keni vështirësi në aspektin ekonomik, sidomos nëse duhet të bëni shpenzime që kanë lidhje me shtëpinë.

Bëni kujdes të mos i besoni të parit që do të njihni, më mirë të kontrolloni me kujdes. Burokracia mund t’ju pengojë. Ata që prej kohësh kanë një çështje gjyqësore në proces, mund të marrin një lajm të mirë, por nga fundi i vitit.   Në planin sentimental, prilli paraqitet i mirë. Për më tepër, Venusi do të ndikojë në shenjën tuaj dhe ky ndikim do të zgjatë për disa muaj. Ndaj, dashuria mund të menaxhohet më së miri. Ka një shtysë të madhe pozitive. Kush ka kapërcyer ose përjetuar një ndarje gjatë viteve të fundit, tani është gati ta harrojë të shkuarën. Mund të themi se edhe çiftet më të forta nuk kanë kaluar një periudhë të lehtë. Por tani, gjithçka duket më e thjeshtë. Priten përmirësime. Do të merrni rimbursime dhe fitime në pjesën e parë të muajit, por do të keni edhe shpenzime të tepërta nga datat 23 dhe 24. Mund të lindin probleme nëse do t’ju duhet të zyrtarizoni një marrëdhënie, pasi njëri nga dy partnerët nuk është i bindur dhe e shtyn vazhdimisht. Për dashuritë e reja, prilli premton vetëm gjëra pozitive.

Më në fund, do të përjetoni një moment force që do të përfshijë çdo fushë të jetës suaj. Rreth datës 7 do të mund të zgjidhni një problem të vogël personal. Megjithëse do të ndieni njëfarë lodhjeje të akumuluar gjatë muajve të fundit, tani do të shfaqeni më të gëzuar e të qetë.

Akrepi: Duket se disa situata profesionale kanë arritur kulmin e tyre. Ata që nuk mund ta ndryshojnë punën dhe janë vartës, duhet të mundohen të bëjnë minimumin e mundshëm, pa u ekspozuar shumë. Me gjasa, mund të mbeteni disi të pakënaqur, ndaj nga fundi i marsit dhe fillimi i qershorit duhet të vendosni për një kontratë ose marrëveshje. Nëse ajo përfundon, mund të mos dëshironi ta rinovoni, ruani qetësinë dhe mos merrni vendime të nxituara. Është e vështirë të ruani qetësinë në ndikimin e Marsit në shenjën tuaj, por nëse këto tensione shërbejnë për të eliminuar marrëveshje të kota, ose për të shprehur atë që mendoni, atëherë akoma më mirë. Sidomos rreth datës 16 është mirë të jeni të qartë. Do të bënit mirë të organizonit disa raporte, të rishikoni ndonjë situatë, por me kujdes. Të gjithë ata që kanë nisur një punë vjet, nuk duhet të harrojnë se kjo është vetëm një periudhë vlerësimi, jo disfate.

Madje, vjeshta mund të jetë e suksesshme. Favorizohen profesionet krijuese. Venusi nuk është në kundërshtim dhe kjo mund të jetë melhem për dashurinë. Gjithsesi, s’duhet të harroni që këto ditë nuk është e lehtë të ruani qetësinë në punë ose në çështjet praktike. Edhe studentët do të jenë pak në ankth për një provim. Jo të gjitha provat kalohen pa vështirësi dhe sigurisht që në dashuri ka edhe ndonjë tension më shumë. Çiftet që janë bashkë prej kohësh do të kenë më pak probleme, pasi nuk kanë asgjë për të treguar, edhe pse do të diskutojnë shpesh për sjelljet përkatëse. Ndërsa ata që janë të lidhur prej pak kohësh, mund të ndihen keq, sepse mendojnë se nuk kanë shumë kohë për t’i kushtuar dashurisë. Ekziston rreziku që e gjitha kjo të shkaktojë njëfarë sikleti.

Për dashuritë e reja është një periudhë interesante, por jo fort intriguese, pasi gushti do të jetë shumë më i vyer në këtë drejtim. Jeni më mirë se muajin e shkuar, pasi jeni më të fuqishëm, sidomos nga data 20, në varësi edhe të mënyrës me të cilën i merrni gjërat. Shumica e të lindurve në shenjën e Akrepit nevrikosen shpejt dhe rrezikojnë t’i zmadhojnë më kot problemet. Duhet ta shmangni zemërimin dhe të mendoheni mirë.

Shigjetari: Është periudhë e volitshme për punën dhe ndoshta edhe shumë krijuese, në varësi të moshës dhe aftësive. Kush ka përjetuar një krizë, mund të rifitojë qetësinë. Atyre që kanë nisur një projekt të ri, do t’u ofrohet një mundësi e artë. Dielli do të jetë aktiv deri më datë 19, Mërkuri do të jetë që nga data 11. Pranvera do të mbartë emocione të veçanta në aspektin profesional, nisje të reja dhe propozime që nuk duhen nënvlerësuar. Mbështetja vjen nga planetët e shpejtë që mund të ndikojnë edhe në fitimet e shpejta. Duhet të përgatiteni me kujdes për të pranuar një propozim. Për më tepër, gjysma e dytë e prillit ju sjell një grimë fat më shumë. Do t’ju dyfishohen impenjimet, dikush nuk do të dijë se kujt t’i kushtojë më tepër kohë, mes familjes dhe punës. Kujdes me shpërqendrimet! Është gabim të bëni gjithçka me nxitim dhe nga data 27 mund të bëni ndonjë gabim.

Situata profesionale është interesante dhe e gjallë. Nga këndvështrimi personal, vihet re një siklet. Sigurisht që kushdo ka të shkuarën dhe historinë e vet. Nëse prej kohësh po përjetoni një lidhje dhe këto kohë jeni të zënë me të tjera gjëra, mund të përcillni në familje probleme të panevojshme. Nëse keni në plan një tradhti, ose edhe nëse është e paplanifikuar, duhet të bëni kujdes, sepse pranvera do të jetë plot me të papritura. Është e vërtetë që jeni shpirt i lirë dhe ju pëlqen të hulumtoni në botën fantastike të ndjenjave, por tani duhet të përmbaheni. Historitë që lindin në prill nuk janë të lehta për t’u menaxhuar. Bëni kujdes me zgjedhjet. Për shembull, kush do të njihet me dikë të martuar, të lidhur ose jo të lirë, e di mirë se çfarë e pret. Është periudhë dashurish të çuditshme dhe kalimtare. Muaji do të mbyllet më mirë nga ç’nis. Por nëse ka ndonjë histori të dyfishtë prej kohësh, duhet të tregoheni shumë të vëmendshëm. Çdo fjalë duhet peshuar me kujdes. Të gjitha ndjenjat do të kalojnë një fazë reflektimi të thellë.

Është moment i rëndësishëm në aspektin profesional dhe ju kërkohet gjithmonë të bëni diçka më shumë. Do të lindin mosmarrëveshje të vogla në familje për shkak të pronave. Duhet të mbani gjithçka në kontroll, për të shmangur stresin. Edhe pse e doni natyrën, jetën në ambiente të hapura, ju këshillohet të veproni me kujdes. Sidomos në 11 ditët e para të muajit, veçanërisht rreth datës 5, pasi mund të ekspozoheni ndaj emocioneve të tepruara dhe ndonjë shpërqendrimi të tepërt.

Bricjapi: Ka ardhur momenti i rizgjimit profesional. Ata që e kanë punën në pikëpyetje, në krizë, duhet të nisin të kërkojnë një tjetër, nëse nuk i janë paraqitur raste të vyera gjatë muajve të fundit. Kush punon si vartës, sigurisht që s’mund të presë për ndryshime të mëdha, por mund të kërkoni një përmirësim, ose një kompani tjetër. Gjithsesi, rritja është e dukshme. Është e ngadaltë, por e vazhdueshme, në përpjesëtim të drejtë

me kohën, sigurisht, pasi jetojmë të gjithë në një situatë të ndërlikuar ekonomike. Rezultatet vijnë si pasojë e mungesës së demoralizimit të Bricjapit. Kur kanë një projekt në mendje, nuk ndalen. Nuk duhet të hiqni dorë nga besimi. Të rinjtë që kanë studiuar ose s’janë diplomuar akoma mund të shpresojnë gjatë muajve në vazhdim për një praktikë ose për një punë të qëndrueshme më vonë. I rëndësishëm është përcaktimi i objektivave në bazë të aftësive tuaja dhe shfrytëzimi i ditëve më interesante, si datat 13, 14, 23, 24.

Kur ju thërret dashuria, duhet të përgjigjeni. Sidomos ata që kanë mbetur vetëm prej shumë kohësh, nuk duhet të merren shumë me justifikime. E vetmja mënyrë për të mos e gjetur pasionin është izolimi. Është mirë të bëni një analizë të detajuar se pse po ndodh kjo. Mos ndoshta jeni shumë mosbesues ndaj ndjenjave? Mos lejoni të ndërhyjë dhimbja e shkaktuar nga histori të vjetra të marra fund. Tani duhet të përvetësoni një identitet të ri. Të praktikoni një stil tjetër jete, që edhe lidhjet t’i përjetoni në një mënyrë të re. Nëse keni ndonjë problem familjar për të diskutuar, është mirë ta bëni rreth datës 11. Nëse keni mëdyshje të tepruara, bëni kujdes rreth datës 20, kur mund të lindin disa probleme. Bricjapët e kanë të vështirë të jenë të lumtur, pasi mendojnë se janë më pak fatlumë se shenjat e tjera. Për çiftet që janë bashkë prej kohësh, është mirë të vendosin për martesë, por zemra do t’u rrahë fort edhe atyre që duan marrëdhëniet rastësore.

Prilli do të jetë i mbushur me energji! Nga data 19, Dielli do të jetë në favor të kësaj shenje dhe një kurë e nisur rreth datës 23 mund të rezultojë e suksesshme. Në javën e parë të muajit do të kaloni disa siklete. Ditë problematike do të jenë datat 7 dhe 8, por me pak vullnet, gjithçka mund të kapërcehet! Bëni kujdes me cervikalen dhe shpinën, dy pikat tuaja të dobëta.

Ujori: Ujori është shenja e lirisë që këtë muaj duhet rifituar. Kohët e fundit keni bërë shumë lëshime, duhet të rifitosh hapësirat e tua. Shqetësimi i tepërt që ndien këto ditë lidhet pikërisht me faktin që, më në fund do të dalësh nga një bllokim ose një kushtëzim i gjatë. Në aspektin praktik, prilli mund të sjellë mbylljen e projekteve ose programeve që nuk funksionojnë. Që nga pranvera, duhet të rishqyrtoni disa bashkëpunime që mund të mos kenë më kuptim, ose që duhen modifikuar deri në qershor. Nuk mund të rrini në një vend në këto kushte. Jua thotë edhe Marsi, që ju shton dëshirën për të eksperimentuar në fusha të tjera. Dëshira për të hapur një aktivitet tuajin shtohet për nëpunësit. Ata që kanë nisur një punë të re prej 4-5 vjetësh, e kuptojnë se ka ardhur momenti të ndryshojnë strategji. Me gjasa do të bëni transferime, do të ndryshoni banesë ose do të lindë nevoja të afroheni me vendin e punës. Përvojat në qytete të tjera mund t’ju largojnë nga familja.

Kush është prej vitesh vetëm, nuk kërkon dashurinë për një shoqëri të ngrohtë. Ndonjëherë, dashuria e vërtetë vjen atëherë kur nuk e kërkon. Por në dashuri, do të bënit mirë të ndërpritnit lidhjet që nuk kanë asnjë vlerë. Të lindurit në shenjën e Ujorit që duan të mbyllin një lidhje, nuk do të ngurrojnë, do të flasin qartë. Por ata që janë prej vitesh në një lidhje dhe duan ta legalizojnë atë, nuk do të kenë pengesa. Edhe ata që janë tradhtuar, do të rilindin tani. Do të harroni gjithçka që nuk shkonte dhe do t’i keni sytë nga e ardhmja. Çiftet me fëmijë do të diskutojnë gjatë për përgjegjësitë në lidhje me këtë dhe do të ishte mirë të bini dakord edhe për çështjet më banale. Ka ardhur momenti që beqarët të gjejnë pasione të reja dhe miqësi të këndshme.

Ky është një muaj i mbushur me aktivitete, të cilat duhet t’i programoni me shumë kujdes. Është e rëndësishme të reflektoni për stilin e jetesës, pasi ky nuk është viti që e favorizon më së shumti shëndetin tuaj.

Peshqit: Projektet e zhvilluara në këta tre muaj mund të krijojnë mundësi për risi të rëndësishme, rritje pozitive. Edhe ata që janë munduar t’ju bllokojnë në të shkuarën, nuk do ta ndalin dot përparimin tuaj. Kjo për shkak të ndikimit të Mërkurit në shenjën tuaj deri më datë 11. Një ditë e mbarë për të bërë propozime do të jetë data 9. Kështu do të kenë mundësi edhe ata që duan të bëjnë ndryshime. Nëse ata që kanë çështje ligjore nuk kanë marrë një përgjigje, do ta marrin brenda vjeshtës. Projektet e reja mund të nisin ngadalë, por do të marrin hov më vonë. Edhe nëse keni pasur një bllokim, do të mund të rifilloni nga data 19. Do të jetë pranverë e rëndësishme për ata që punojnë në turizëm, tregti dhe janë në kontakt me njerëz të tjerë. Nëse punoni në një kompani, mund të bëni kërkesë për ngritje. Do të keni sukses në ditët e fundit të muajit. Horoskopi favorizon ata që kanë një aktivitet privat dhe e drejtojnë vetë jetën e tyre profesionale.

Kjo pranverë vë në pikëpyetje vetëm marrëdhëniet që janë prej kohësh në krizë. Para disa muajsh, kemi folur për tradhti që keni përjetuar dhe që keni shkaktuar. Bëni kujdes nëse keni dy lidhje njëkohësisht, sepse do të jetë shumë e vështirë të mbani gjithçka në kontroll. Nuk është e thënë që të kaloni patjetër një krizë në çift, por me gjasa do të ndihet largësia, ndoshta për shkak të stresit të tepërt në punë. Për shumë, tema e shtëpisë, investimeve dhe fëmijëve është motiv grindjesh, ndaj bëni mirë të shmangni debatet në tri fundjavat e prillit. Megjithatë, edhe nëse jeni në një fazë të mundimshme, e thoni gjithmonë ju fjalën e fundit. Nëse doni të ruani një lidhje, mbani nervat, të paktën deri në fillim të qershorit. Tani do të keni takime interesante, por jo shumë përfshirëse. Kush është prej kohësh vetëm, po eksperimenton lidhje të reja, por ka frikë se mos përfshihet dhe lëndohet. Disa lidhje do të kenë shumë pasiguri dhe sjellje kontradiktore. Nuk do t’ju stimulojë më qëndrimi me njeriun e zemrës, por njëkohësisht do të ndieni njëfarë depresioni kur të jeni larg. Janë pak të ngatërruara çështjet e zemrës.

Rizbulimi i emocioneve tuaja, edhe në anën më aventuriere, mund të jetë sekreti që të ndiheni më mirë, ndaj nëse jeni të mërzitur ose bëni një jetë shumë monotone, do të ishte interesante të bëni udhëtime të shkurtra, ta lëshoni veten ose të merreni me një pasion të ri. Pra, të udhëhiqeni nga emocionet.