Guxim në ditët e sotme është ta pranosh veten pa filtra; Estela,e para që u përplasi në fytyrë ‘realitetin’ gjithë dynjasë

Showbiz Uncategorized

“I just want to become a Role Model for Happiness”  kjo mund të tingëllojë si një shprehje e zakonshme për foton perfekte në Instagram, por kur e gjen të shkruar në vendin e duhur, kupton vlerën e vërtetë. “Dua të jem një model lumturie” atëherë kur shumëkush kërkon të jetë një model perfeksioni për t’u ndjekur.

Këtë përshkrim e gjetëm në një nga fotot e Estela Ujkës në Instagramin e saj dhe tek bënim scroll në hapësirën e saj virtuale, e shikonim sa natyrshëm, pa kurrëfarë ndroje pozon para aparatit, na u kujtua  “Rrofshin gratë e vërteta “ një shkrim i Iva Tiços në vitin 2016 për revistën Living!

Ndonëse Estela ka qenë pjesë e botës së televizionit që në moshën 17-vjeçare, duke prezantuar emisione dhe spektakle të rëndësishme, madje dhe produksione të mëdha e masive, blogu i saj në rrjetin sociali Instagram do i sillte një tjetër lloj fame, mamasë së tre vajzave. Do të ishte pikërisht një foto e Estelës me rroba banje , e papërpunuar, ashtu me të gjitha papërsosmëritë e saj (po një foto me celulit në Instagram) ajo që do shkaktonte gjullurdi jo vetëm në botën online por dhe në atë të vërtetën.

Estela mund të jetë e kolme, jo e përsosur, por prapë njerëzit e duan sepse i frymëzon. “Estela është një ndër blogeret t para shqiptare, e cila na kujton kohën kur nuk ishin shpikur filtrat dhe kur adhurohej një tjetër lloj bukurie.”

Kështu do të shprehej Iva para katër vitesh dhe Estela vazhdon të bëjë atë që bën më mirë. Të jetë e vërtetë edhe aty ku njerëzit përpiqen të shtrembërojnë realititen. Dhe për të nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa të ndjerit mirë me veten.

“Guxim në ditët e sotme është ta pranosh veten pa filtra, edhe kur nuk je perfekte”, ka thënë ajo gjatë intervistës me Ivën e sot duket se i qëndron po asaj filozofie. Estela nuk ka frikë të postojë foto të paedituara, me strija, me celulit e me të gjitha papërsosmëritë e trupit të një gruaje që ka lindur tre fëmijë.