Fiorentina ka qënë aktive në periudhën e fundit të merkatos. Klubi “vjollcë” fillimisht u vendos në kërkim të një sulmesi dhe e gjeti atë. Luka Jovic do të mbërrijë këtë të premte në Firenze për të nënshkruar kontratën me Fioren duke qënë ai zëvendësuesi i serbit tjetër që u largua në Janar, Dusan Vlahovic-it, por Rocco Comisso nuk është ndalur me kaq.
Klubi toskan ka mbyllur gjithcka edhe për afrimin e portierit Pierluigi Gollini. Gardiani i përfaqësueses së Italisë në verën e 2021-it kaloi nga Atalanta tek Tottenhami, por nuk pati mundësinë të lunate dhe tashmë rikthehet në Serinë A për të mbrojtur portën e Fiorentins. 27 vjecari po ashtu si Jovic pritet të kryejë testet mjekësore këtë të premte. Gollini është marrë me formulën e huazimit për 500 mijë euro nga Atalanta që zotëron edhe kartonin e tij, me të drejtë blerjeje për 8.5 milion euro. Për portierin është një rikthim pasi është rritur në sistemet zinxhir të Fiorentinës.
Ndërkohë që klubi ka mbyllur gjithcka edhe për afrimin e brazilianit të Shakhtar Donetsk , Dodo. Negociatat kanë zgjatur në kohë, por tashmë raportohet se është gjetur akordi me klubin ukrainas mbi bazën e 14.5 milion eurove , plus 3.5 milion bonus. Mbrojtësi i djathtë numëron 97 ndeshje me Shakhtar ku ka realizuar edhe 5 gola e dhuruar 17 asiste.