Dëmtimi i Benjamin Pavard, ja sa do të mungojë mbrojtësi i Interit

Uncategorized

Lajme negative për Interin. Benjamin Pavard do të mungojë 3 javë. Mbrojtësi francez, u dëmtua në ndeshjen që skuadra zikaltër luajti në Champions League ndaj Leipzig në shtëpi. Si pasojë e një dëmtimi muskulor, Pavard u detyrua të dilte nga fusha e lojës, që në pjesën e parë, ndërsa në vend të tij, i aktivizua Biseck.

Pasi janë kryer disa kontrolle të detajuara mjekësore, klubi i Interit ka dalë në deklaratë zyrtare, duke bërë të ditur se mbrojtësi Pavard, ka pësuar tërheqje muskulore në kofshën e majtë, ndërsa gjendja e tij, do të monitorohet ditë pas dite.

Në kushte si këto, është mëse e kuptueshme që trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi, të jetë me dhimbje koke, duke qenë se i gatshëm nuk është as mbrojtësi tjetër, Açerdi, i cili u dëmtua gjatë takimit me Veronën. Shtatlarti italian nuk do të jetë gati të paktën rreth dy javë, kështu që shtuar kështu edhe mungesën e Pavard, formacioni zikaltër nuk do të ketë në dispozicion dy nga futbollistët më të rëndësishëm.

Megjithatë, këto mungesa, do të jenë një mundësi e mirë për lotjarët e stolit, për të treguar potencialin e tyre dhe për të ardhur në ndihmë të ekipit.

Në ndeshjen e radhës, Interi do të luajë ndaj Fiorentinës në Serie A, takim i vlefshëm për javën e 14 të kampionatit.