Bologna drejt Champions League, Atalanta s’ka rezultate

Uncategorized

Bologna ka të gjithë të drejtën e botës të ëndërrojë, që në sezonin e ardhshëm mund të luajë futboll të UEFA Champions League. Në javën e 27 të Serie A, skuadra e drejtuar nga Thiago Motta fitoi 2-1 në një transfertë e komplikuar, sikurse është ajo e Atalantës. Madje, fitorja erdhi me përmbysje, teksa Zirkzee dhe Ferguson, bënë të pavlefshëm finalizimin e Lookman.

Me 10 gola të shënuar në sezonin 2023/24, Zirkzee është bërë bërë vetëm lojtari I dytë I huaj në historinë e Bolognas në Serie A, që e arrin këtë moshë finalizimesh pa mbushur ende 23 vjeç.

Sakaq, një rezultat I tillë I arritur në tokën bergamaske, rezultoi më tepër se 3 pikë për Bolognan, sepse e dërgoi ekipin nga Emilia-Romagna në kuotën e 6 fitoreve radhazi në Serie A, diçka që ka ndodhur vetëm për të tretën herë në historinë e klubit.

Tashmë, pak nga pak, Bologna ka nisur të konsolidojë vendin e katërt në klasifikim, teksa ka grumbulluar 51 pikë, 4 më tepër sesa vendi I 5 që mbahet nga Roma me 47 pikë. Ndeshja e javës së ardhshme, do të jetë një tjetër test I vështirësisë maksimale për Bolognan, teksa në stadiumin Dall’Ara do të presë ekipin e Interit.

Kurse Atalanta, që ka zbritur në vendin e 6, nuk ka asnjë fitore në 3 ndeshjet e fundit, dy prej të cilave janë humbje radhazi dhe mund të thuhet se ekipi I Gasperinit ka hyrë në një krizë të lehtë rezutatesh. Në takimin e radhës, Atalanta do të udhëtojë në Torino, atje ku do të sfidohet me Juventusin.