Baba për herë të parë, zbulohet partnerja e Landit të West Side Family

Uncategorized

Landi i West Side Family, dje dha lajmin se u bë baba për herë të parë. Të gjithë u suprizuan, pasi ka folur shumë pak për jetën private.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Roland Hysi (@landifornia)

Dinim që ishte i dashuruar,  dinim që dëshironte një fëmijë, por nuk e kemi ditur kurrë cila është partnerja e tij. Dhe këtij misteri i erdhi fundi në këtë ditë të veçantë për çiftin.

Eva, një vajzë brune simpatike, është ajo që i ka rrëmbyer zemrën Roland Hysit.

Sot ajo ndau një postim në Facebook, ku ka zbuluar dhe emrin e vogëlushit, i cili është: Lukas.

“Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas, biri i vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithmonë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa herë të kemi frymë. Landi Hysi dhe Lukas Hysi ju kam gjithçka”, shkruan Eva.

Thuhet se Eva punon në Ministrinë e Turizmit.