Arsenali zyrtarizon Gabriel Jesus, sulmuesi bashkohet sërish me trajnerin Arteta

Uncategorized

Gabriel Jesus është zyrtarisht një lojtar i Arsenalit. Sulmuesi I qendrës ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me klubin londinez, ndërsa mbi shpinë do mbajë veshur fanellën me numrin 9-të. Jesus I kushtoi Arsenalit plot 50 mln euro, çka do të thotë se Gunners e kanë të qartë strategjinë për edicionin e ardhshëm.

Ata nuk mundën të kualifikoheshin dot në Champions League, mirëpo synimi mbetet I qartë. Londinezët duan të ngjiten në një tjetër nivel dhe për të konkuruar për titujt më të rëndësishëm. Nënshkrimi me Gabriel Jesus është një prej këtyre shenjave. Sulmuesi I qendrës është një lojtar me mjaft eksperiencë, teksa në Emirates vjen si një futbollist me 4 tituj kampionë të fituar.

Kjo do të thotë 25 vjeçari zotëron potencialin dhe karakterin e nevojshëm për t’u bërë udhëheqësi i sulmit të skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta. Madje, është pikërisht ky I fundit që mes disa alternativave të tjera, zgjodhi të transferonte pikërisht lojtarin në fjalë, aftësitë e të cilit i njeh shumë mirë, për shkak të së kaluarës së përbashkët kur ishte ndihmës i trajnerit Pep Guardiola.

Në fjalët e tij të para për faqen e klubit, braziliani është shprehur shumë i lumtur që është bërë pjesë e Arsenalit. “Fola disa herë me Artetan. Diskutuam rreth klubit, projektit dhe të ardhmes. Unë besoj 100% tek ai. Na lidh një e shkuar e përbashkët dhe kemi kujtime mjaft të bukura. Ai është një preson dhe një trajner shumë i mirë. Kam ardhur në një klub të madh dhe ndihem mjaft i emocionuar që do luaj për Arsenalin”, ka thënë ndër të tjera qendërsulmuesi.

95 golat e shënuar me Manchester Cityn në 233 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, i bëjnë drejtuesit e Arsenalit të besojnë se investimi ka qenë I duhuri. Duke filluar që nga trajneri Arteta, e me radhë, drejtuesit shprehen shumë të lumtur që një lojtar si Jesus iu është bashkuar skuadrës së tyre.