“La Casa De Papel” është një nga serialet më të ndjekur në “Netflix” dhe vetëm pak javë më parë u prezantua sezoni i tretë i tij. Ky serial është pëlqyer shumë edhe nga shqiptarët dhe duket se vetë kasti i aktorëve e njeh mirë vendin tonë.
Në një intervistë të realizuar së fundmi njëra prej aktorëve të “La Casa De Papel” e njohur si Nairobi ka përmendur emrin e kryeqytetit shqiptar. Aktorët të cilët luajnë rolin e grabitësve në serial kanë nga një nofkë me emrat e kryeqyteteve të ndryshme të botës, ndaj në intervistë Nairobi është shprehur se do të donte të kishte emrin e Tiranës. Kur u pyet se çfarë emri do të zgjidhte, Alba Flores aktorja e rolit të Nairobit u përgjigj: “Do të doja emrin e një qyteti me forcë, me pasion. Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Tirana më pëlqen shumë”. Pas saj të gjithë aktorët e tjerë tundën kokën, si një formë miratimi duke treguar se zgjedhja e saj ju pëlqen shumë.