Interi ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me Roberto Mancinin për shkëputjen e kontratës
Përmes një komunikate të publikuar në sajtin zyrtar, Interi ka konfirmuar se Roberto Mancini nuk është më trajner i tyre.
Ata kanë falënderuar italianin për gjithçka që ka dhënë për këtë klub.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratës me trajnerin Roberto Mancini”, shkruan klubi italian në sajtin zyrtar.
“Ne duam të falënderojmë Mancinin për gjithçka që ka dhënë për këtë klub që nga nëntori i vitit 2014”