Zyrtare, Carlos Sainz do të zëvendësojë Alonson tek McLaren

Sport

sainzzz
Carlos Sainz do të jetë pilot i McLaren nga viti i ardhshëm. Piloti 23-vjeçar do të jetë pjesë e skuadrës nga Woking, si zënvendësuesi i Fernando Alonsos, që lajmëroi tërheqjen nga “Formula 1”.  Sainz, i cili këtë sezon garon për skuadrën Reanult, është shfaqaur mjaft i lumtur për këtë kalim tek McLaren, ku do të zërë vendin e një prej idhujve të tij. “Jam fans i McLaren dhe më në fund do të realizoj një ëndërr. Dua t’i falenderoj të gjithë ata që e bën të mundur këtë lëvizje, pasi për mua dhe karrierën time do të thotë vërtet shumë.”

alonson
Ndonëse vetëm 23-vjeç, Sainz ka fituar simpatinë e shumë drejtuesve në “Formula 1”. Spanjolli është ndër më të vlerësuarit për mënyrën e pilotimit, dhe ndonëse tek McLaren i shqetëson fakti se mbi Sainz mund të ketë presion të madh, janë të bindur se me besimin e duhur, ai do të dijë të bëjë mirë sezonin e ardhshëm.  Ndërsa ende nuk është vendosur përfundimisht se cili do të jetë piloti i dytë i skuadrës nga Woking, ku shanset janë që të rinovohet me Stoffel Vandoorne, por nuk përjashtohen as Lando Norris dhe Esteban Ocon.