Zvicra shkon me 4 lojtarë ‘shqiptarë’ në Botëror

Sport

zvicer

Kombëtarja e Zvicrës do të shkojë me 4 futbollistë shqiptarë në Botërorin e Rusisë: Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili janë zyrtarisht pjesë e kombëtares zvicerane, në listën e 23 futbollistëve që ka përpiluar trajneri Petkovic. Për shkak të dëmtimit, pjesë e saj nuk do të jetë shqiptari tjetër, Admir Mehmedi i Ëolfsburgut. Nga 26 lojtarë, trajneri Vladimir Petkoviç zvogëloi listën në 23 për kampionatin botëror, duke lënë jashtë Silvan Uidmer, Gregor Kobel dhe Edimilson Fernandes. Zvicra është pjesë e grupit E dhe përballjen e parë e ka me Brazilin, më 17 qershor, e më pas do të luajë kundër Serbisë dhe Kosta Rikës.

zvicra

Ndërkaq, Observatori i futbollit, i njohur ndryshe si CIES, ka përcaktuar listën e 100 lojtarëve më të vlefshëm në planet, duke përfshirë edhe tre lojtarë me origjinë shqiptarë. Granit Xhaka, Shkodran Mustafi dhe Elseid Hysaj kanë gjetur veten në mesin e kësaj liste prestigjioze botërore. Sa i takon mbrojtësi të Napolit dhe i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj kushton rreth 60 milionë euro në tregun e transfereve.Mesfushori i Arsenalit, G.Xhaka, në tregun botëror vlen 67 milionë euro. Kurse mbrojtësi i po të njëjtit ekip, Shkodran Mustafi që megjithëse luan për Gjermaninë, e ka prejardhjen nga Gostivari, kushton 59.4 milionë euro.