Zvicër, Sioni i shqiptarëve pëson gol nga 82 metra

Sport

sion
Skuadra e Sionit ka nisur Superligën zvicerane, duke e humbur 1-2 ndeshjen e parë të kampionatit përballë Luganos. Për formacionin, ku aktivizohen tre shqiptarë, Ermir Lenjani, Bastien Toma dhe Pajtim Kasami, sigurisht që kjo nuk ishte nisja më e mirë. Përveçse nuk arritën dot të lënë shenjën e tyre në ndeshjen hapëse të kampionati, pësuan githashtu edhe një gol nga distancë e largët. Bëhet fjalë për golin spektakolar të mbrojtësit të Luganos, Dragan Mihajloviç, nga mbi 80 metra distancë. Saktësisht në minutën e 4-t të takimit, mbrojtësi i djathtë i Luganos kishte për qëllim largimin e rrezikut, por të gjithë në stadium u befasuan kur ai top përfundoi në rrjetën e Sionit. Goditja e tij kapi natyrisht të papërgatitur portierin, i cili kishte dalë nga zona e tij.

lugano

Kështu, kampionati elitar zviceran në futboll i ka dhënë fund pushimeve për të startuar edhe me pak spektakël, sezonin e ri 2018/2019. Mediat zvicerane kanë raportuar se goli është shënuar nga 82 metra, që është distanca më e largët nga ku është shënuar një gol në Superligën e Zvicrës. Ndër ndeshjet e tjera të javës së parë mund përmendet humbja 2-0 e Grasshopersit të Bujar Likës përballë kampionëve të Jang Bojs. Pa lënë mënjanë as disfatën e Baselit kundër St.Gallen, ku goli i Albian Ajetit ishte i pamjaftueshëm për nënkampionët, teksa Taulant Xhaka nuk ka qenë as në stol.